Kurti pranoi propozimin e BE/ Rama: Serbia të bashkëpounojë për dialogun

rama 27

rama 27

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me takimin e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel në lidhje me situatën Kosovë-Serbi dhe takimin mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kreu i ekzekutivit i ka bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë për dialogun me Kosovën.  Po ashtu, Rama i ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve që të vijojnë me përpjekjet për përparimin përfundimtar mes dy vendeve Prishtinë-Beograd.

Populli i mençur shqiptar dhe jo vetëm ai, meqë ra fjala, thotë “më mirë vonë se kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund bëri thirrjen e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel! Kosova është në një vend shumë më të mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor – një hap shumë domethënës përpara. Është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë që është pranuar dhe rënë dakord duhet të zbatohet pa asnjë vonesë. Unë u bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të ruajnë këtë vrull dhe të shtyjnë përpara drejt një përparimi përfundimtar. Mjaft me shikimin e gishtit ndërsa gishti tregon hënën. Mjaft me të njëjtat gërmadha të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft me shmangien e paqes dhe kënaqjen me fantazmat e së kaluarës për hir të politikës së brendshme të imët. Shikoni se çfarë ndodh me ata që shmangin paqen dhe përfshihen në lojëra me shumën zero. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë. Bëj paqe, për hir të Zotit, dhe vazhdo”, shkruan Rama në rrjetin social X.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se ishtei gatshëm të nënshkruante projektin e ofruar nga diplomacia perëndimore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por presidenti Alkesandër Vuçiq u shpreh se nuk do e njihte pavarësinë e Kosovës.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.