Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me takimin e zhvilluar një ditë më parë në Bruksel në lidhje me situatën Kosovë-Serbi dhe takimin mes Presidentit serb Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Kreu i ekzekutivit i ka bërë thirrje Serbisë që të bashkëpunojë për dialogun me Kosovën. Po ashtu, Rama i ka bërë thirrje edhe ndërkombëtarëve që të vijojnë me përpjekjet për përparimin përfundimtar mes dy vendeve Prishtinë-Beograd.
“Populli i mençur shqiptar dhe jo vetëm ai, meqë ra fjala, thotë “më mirë vonë se kurrë”. Nuk mund ta fsheh kënaqësinë që lidershipi i Kosovës më në fund bëri thirrjen e duhur në takimin e djeshëm në Bruksel! Kosova është në një vend shumë më të mirë sot duke pranuar me mençuri propozimin e BE-së më 21 tetor – një hap shumë domethënës përpara. Është koha që edhe Serbia të bëjë të njëjtën gjë. Çdo gjë që është pranuar dhe rënë dakord duhet të zbatohet pa asnjë vonesë. Unë u bëj thirrje partnerëve tanë perëndimorë që të ruajnë këtë vrull dhe të shtyjnë përpara drejt një përparimi përfundimtar. Mjaft me shikimin e gishtit ndërsa gishti tregon hënën. Mjaft me të njëjtat gërmadha të vjetra dhe të rrezikshme. Mjaft me shmangien e paqes dhe kënaqjen me fantazmat e së kaluarës për hir të politikës së brendshme të imët. Shikoni se çfarë ndodh me ata që shmangin paqen dhe përfshihen në lojëra me shumën zero. Ne kemi nevojë për paqe, stabilitet dhe bashkëpunim në fqinjësinë tonë. Bëj paqe, për hir të Zotit, dhe vazhdo”, shkruan Rama në rrjetin social X.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se ishtei gatshëm të nënshkruante projektin e ofruar nga diplomacia perëndimore për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por presidenti Alkesandër Vuçiq u shpreh se nuk do e njihte pavarësinë e Kosovës.
Për Ferrari-n ka qenë një ditë historike ajo e sotmja pasi Ljuis Hamilton ka bërë…
Një stuhi e fortë arktike përfshiu disa shtete jugore në Shtetet e Bashkuara, duke sjellë…
Me propozim të deputetit Blendi Klosi në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave u diskutuan disa…
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë se ka vënë në dispozicion makinerinë shtetërore për të siguruar…
Janë vetëdorëzuar në polici Izmir Sakica dhe Samuel Troshani, në lidhje me ngjarjen e rrahjes…
Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Rusinë me sanksione dhe tha se lufta në Ukrainë nuk…
This website uses cookies.