Kurti: Qeveria është e gatshme të diskutojë me mediat për shqetësimet që kanë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nëpërmje një reagimi në platformën “X” raportin e “Reportëreve pa Kufij” në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit.
Duke komentuar rënditjen që ka shënuar Kosova, Kurti ka thënë se Qeveria të cilën e udhëheq është e gatshme të diskutojë me mediat për shqetësimet që kanë.
“Në këtë Ditë Botërore të Lirisë së Shtypit, ne duam të pranojmë përpjekjen që duhet për të ndriçuar të vërtetën në një kohë dezinformimi të madh. Qeveria jonë është e hapur dhe e gatshme të adresojë shqetësimet e mediave dhe të punojë drejt një peizazhi më transparent dhe pluralist”, ka shkruar Kurti.