Kurti: Serbia e përkushtuar që të shkatërrojë, e jo të ndërtojë ura bashkëpunimi

kurti 28

kurti 28

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Serbia është e përkushtuar që të shkatërrojë, e jo të ndërtojë ura bashkëpunimi.

Ndërsa, policia e Kosovës, theksoi Kurti,  ka treguar vendosmëri për rend e qetësi.

Sipas tij, rreshteri i vrarë, Afrim Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar se e ka dashur shtetin para se gjithash.

“Sulmi terrorist në veri ka treguar për dyshimet dhe pohimet tona të para hershme. Municionin që e kemi gjetur në manastir tregon përkushtimin e Serbisë që shkatërroj, e jo të ndërtojë ura. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike, e ka humbur jetën, duke treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave”,  tha Kurti.

Kryeministri i Kosvës u shpreh se qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit dhe në luftë kundër kriminalitetit.

“Mundohemi për jetë të përbashkët për të gjitha komunitetet, e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komunitetit boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe që marrin pjesë në nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit dhe në luftë kundër kriminalitetit. Ky është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriut e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet”, përfundoi kryeministri Kurti.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.