Kurti: Serbia me “metodat e Putinit” përbën rrezik për Kosovën dhe vetë qytetarët serbë

Serbia me metodat e Putinit

Serbia me metodat e Putinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur të mërkurën shqetësimin se Serbia duke e “vazhduar rrugëtimin drejt metodave” të presidentit rus, Vladimir Putin, nuk përbën rrezik vetëm për Kosovën dhe rajonin e Ballkanit, por edhe vetë qytetarët e saj. 

Drklarata e tij erdhi pas arrestimit të dy qytetarëve kosovarë së fundmi nga autoritetet serbe.

Kurti, duke folur në mbledhjen e parë të qeverisë për këtë vit, akuzoi Serbinë për arrestimin, siç e cilësoi, të padrejtë, të qëllimshëm dhe dashakeq të qytetarëve kosovarë dhe torturimin e qytetarëve të vet.

“Serbia nuk përbën rrezik vetëm për qytetarët tanë, sigurinë tonë, stabilitetin rajonal në Ballkan, ajo së fundmi ka dëshmuar se paraqet rrezik edhe ndaj qytetarëve të saj të cilët janë të gatshëm të kërkojnë falje për gjenocidin serb në Kosovë… Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit, nga frikësimi deri te torturimi çnjerëzor i kundërshtarëve politikë”, tha Kurti para ministrave të vet në mbledhjen e së mërkurës.

Kurti iu referua kryetarit të Partisë Republikane në Serbi, Nikolla Sandulloviq, i cili u paraburgos javën e kaluar në Nish.

Kurti tha se shteti serb “përveç që e rrahu, i ngriti aktakuzë për nxitje urrejtje pasi u përkul në varrin e 7-vjeçares Blerina Jashari, e cila u vra nga forcat serbe”.

Në një video të postuar në rrjetin social më 2 janar, Sandulloviq shihet gjatë një vizite në kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz duke vendosur kurorë me lule në monumentin që përkujton ngjarjet e 5, 6 dhe 7 Marsit 1998, kur forcat serbe vranë mbi 50 anëtarë të familjes së Adem Jasharit, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Kurti foli edhe për arrestimin e qytetarëve të Kosovës në Serbi së fundmi. Hasan dhe Xhavit Dakaj u arrestuan më 5 janar nga autoritetet serbe pasi kaluan kufirin me Kosovën në pikëkalimin kufitar në Merdarë.“Kjo është një sjellje e qëllimshme dhe dashakeqe e Serbisë, që bie ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, tha Kurti.

Kurti e akuzoi Serbinë gjithashtu se nuk po e respekton Marrëveshjen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes dy vendeve për normalizimin e marrëdhënieve, e cila u arrit në fillim të vitit të kaluar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.