Kurti 24.9
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë me dije se 30 personat e armatosur që kryen sulmin ndja policisë së Kosovës këtë te diel, duke lënë të vdekur një polic dhe plagosur një tjetër, janë rrethuar.
Në një konferencë për mediat, Kurti tha se po vijojnë sulmet ndaj policisë së Kosovës, ndërsa u bëri thirrje autorëve që të dorëzohen.
Më tej Kurti tha se rreth Manastirit në Zverçan nga kamerat e sigurisë janë parë automjete pa targa dhe persona të armatosur që nuk janë pjesë e Kosovës.
“Sulmet mbi policinë tonë janë duke vazhduar. Janë së paku 30 persona të armatosur rëndë që ndodhen nën rrethimin e forcave policore. I ftoj të dorëzohen. Formacion me profesionistë, ushtarak në Zveçan në dhe rrotull manastirit atje. Këto automjete janë pa targa, nuk i posedojnë serbët lokalë dhe askush që është civil në republikën tonë. Këto janë dy kamionët që kanë vendosur tek ura për të bllokuar qarkullimin. Shihni atje një person të maskuar që mban armë krahu që nuk është tipike për policinë. Kërkoj të dorëzohen”, tha Kurti.
Lajmi po përditësohet…
Gjatë qëndrimit në Berlin, ku po zhvillohet panairi botëror për turizmin, ITB 2025, ministrja e…
Besimtarët katolikë kanë nisur periudhën e krezhmeve. E Mërkura e përhimë shënon fillimin e 7…
Ushqimi që konsumojmë çdo ditë, ka një rëndësi thelbësore për shëndetin tonë. Cilësia e produkteve,…
Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ka nisur prej disa ditësh punimet mirëmbajtëse dhe restauruese,…
Bashkia e Vaut të Dejës ka hartuar planin social lokal 2025-2028. Përpara miratimit në Këshillin…
Gjimnazi “28 Nëntori” organizoi një aktivitet në kuadër të 7 Marsit. Dedikim i veçantë ishte…
This website uses cookies.