Kurti takim me senatorët amerikanë: Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë

kurti 13
Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për atë që ka kryer më 24 shtator në veri të vendit, ose përndryshe sulmet mund të rishfaqen“, kështu ka deklaruar Kryeministri i kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për shtyp me dy senatorët amerikanë, Xhen Shahen (o. Jeanne Shaheen) dhe senatorin Peter Uelch.
“Institucionet e inteligjencës sonë kanë vërejtur se ka pasur rritje të rrezikut për sulme nga Serbia dhe qëllimi i këtyre grupeve është të portretizohet Kosova thua se ka force kundër serbëve. Unë jam kryeministër i gjithë Kosovës, i të gjitha komuniteteve prandaj të gjitha këto përpjekje për destabilizim duhet të ndërpriten tani. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për ndryshe këto sulme agresive do të vazhdojnë edhe më tutje”, u shpreh Kurti.
Kryeministri i Kosovës mbajti qëndrim duke theksuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur gjë, duke nënkuptuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë afrim Bunjaku.
“Dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk mund të vazhdoj thua se s’ka ndodhur asgjë. Nuk mund të vazhdojmë punën dhe këtë status quo edhe më tutje, kapitulli i dialogut duhet të merr parasysh edhe veprimet sulmuese e agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës”, ka thënë Kurti ndërsa shtoi se “Afrim Bunjaku nuk mund t’iu kthehet as familjes e as shtetit, por, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar duhet të parandalohen sulmet e tilla në të ardhmen.
Ndërkohë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbajnë qëndrim dënimi ndaj Serbinë për agresionin e 24 shtatorit ndaj Kosovës.

Senatorja amerikane Xhen Shahen (o. Jeanne Shaheen) ka shprehur mbështetjen e SHBA duke dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës. Sipas saj është me shumë rëndësi që përgjegjësit të japin llogari sipas sundimit të ligjit dhe Serbia të bashkëpunojë në hetimet e vazhdueshme.
“Mendojmë se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit të japin llogari sipas sundimit të ligjit dhe Serbia të bashkëpunojë në hetimet e vazhdueshme. Është kohë e duhur dhe një përkujtim i mire që stabiliteti afatgjatë i këtij rajoni dhe Kosovës nënkupton një marrëveshje me Serbinë për të adresuar në mënyrë paqësore dallimet mes vendeve tuaja”, tha ajo.
Kjo është vizita e parë e përfaqësuesve të lartë të ShBA-së në Kosovë, pas aktit të agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtato