Categories: LajmePolitikëRajoni

Kurti takim me senatorët amerikanë: Dialogu me Serbinë nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur asgjë

Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për atë që ka kryer më 24 shtator në veri të vendit, ose përndryshe sulmet mund të rishfaqen“, kështu ka deklaruar Kryeministri i kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për shtyp me dy senatorët amerikanë, Xhen Shahen (o. Jeanne Shaheen)  dhe senatorin Peter Uelch.

“Institucionet e inteligjencës sonë kanë vërejtur se ka pasur rritje të rrezikut për sulme nga Serbia dhe qëllimi i këtyre grupeve është të portretizohet Kosova thua se ka force kundër serbëve. Unë jam kryeministër i gjithë Kosovës, i të gjitha komuniteteve prandaj të gjitha këto përpjekje për destabilizim duhet të ndërpriten tani. Serbia duhet të mbahet përgjegjëse për ndryshe këto sulme agresive do të vazhdojnë edhe më tutje”, u shpreh Kurti.

Kryeministri i Kosovës mbajti qëndrim duke theksuar se dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur gjë, duke nënkuptuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës ku mbeti i vrarë afrim Bunjaku.

Dialogu i ndërmjetësuar nga BE nuk mund të vazhdoj thua se s’ka ndodhur asgjë. Nuk mund të vazhdojmë punën dhe këtë status quo edhe më tutje, kapitulli i dialogut duhet të merr parasysh edhe veprimet sulmuese e agresive të Serbisë dhe përpjekjet e saj për aneksimin e Kosovës”, ka thënë Kurti ndërsa shtoi se “Afrim Bunjaku nuk mund t’iu kthehet as familjes e as shtetit, por, në bashkëpunim me aleatët ndërkombëtar duhet të parandalohen sulmet e tilla në të ardhmen.

Ndërkohë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani  ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të mbajnë qëndrim dënimi ndaj Serbinë për agresionin e 24 shtatorit ndaj Kosovës.

Senatorja amerikane Xhen Shahen (o. Jeanne Shaheen) ka shprehur mbështetjen e SHBA duke dënuar sulmin ndaj policisë së Kosovës. Sipas saj është me shumë rëndësi që përgjegjësit të japin llogari sipas sundimit të ligjit dhe Serbia të bashkëpunojë në hetimet e vazhdueshme.

Mendojmë se është shumë e rëndësishme që përgjegjësit të japin llogari sipas sundimit të ligjit dhe Serbia të bashkëpunojë në hetimet e vazhdueshme. Është kohë e duhur dhe një përkujtim i mire që stabiliteti afatgjatë i këtij rajoni dhe Kosovës nënkupton një marrëveshje me Serbinë për të adresuar në mënyrë paqësore dallimet mes vendeve tuaja”, tha ajo.

Kjo është vizita e parë e përfaqësuesve të lartë të ShBA-së në Kosovë, pas aktit të agresionit të Serbisë në Kosovë më 24 shtato

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

1 day ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

1 day ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

1 day ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

1 day ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

1 day ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

1 day ago

This website uses cookies.