Kurti takon ndihmëssekretarin O’Brajan: Udhëheqësit e korruptuar, rrezik për sigurinë kombëtare

53f563315865438b87f72bb616ebe4bb

53f563315865438b87f72bb616ebe4bb

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është takuar me ndihmëssekretarin e shtetit amerikan, Xhejms O’Brajan (o. James O’Brien), duke marrë prej tij mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

Kënaqësi takimi me Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-së O’Brien, i cili konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën,” ka shkruar Kurti në X.

Z. Kurti ka thënë se gjatë takimit është diskutuar përparimi i shpejtë ekonomik dhe demokratik i Kosovës.

Ai ka theksuar se ka përsëritur përkushtimin e Kosovës për anëtarësimin në BE dhe NATO si objektivat kryesore strategjike.

Sa herë që ka udhëheqës të korruptuar… ka një vulnerabilitet të caktuar në sigurinë kombëtare. Kështu që ne duhet të shohim rrezikun e korrupsionit edhe në aspektin e sigurisë kombëtare jo vetëm në aspektin e shkeljes ligjore dhe dëmtimit të ekonomisë,” shkroi Kurti një ditë më parë nga Parisi, pasi mori pjesë në Forumin e Paqes që u mbajt në kryeqytetin francez.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.