Integrimi europian i Kosovës ka qenë në fokus të bisedës mes Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentit të ri të Këshillit Evropian Antonio Costa, në Bruksel.
kryeministri ka bërë me dije se gjatë bisedës me Costan, ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për përparim në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
“Në Bruksel pata kënaqësinë që të takoj dhe të bashkëbisedoj me presidentin e ri të Këshillit Evropian, António Costa, i cili sonte është gjithashtu nikoqir i darkës me liderë të Ballkanit Perëndimor. Duke e uruar për detyrën e re dhe suksese të shumta gjatë angazhimit të tij, i ofrova bashkëpunim të ngushtë dhe të sinqertë, gjersa vendi ynë mbetet i palëkundur në përkushtimin për integrim brenda familjes evropiane, aty ku Kosova përket“, deklaroi Kurti.
Nga ana e tij, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta, siguroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Evropian.
“Le të punojmë për ta realizuar. Ky është mesazhi që kam dhënë, së bashku me Kaja Kallas dhe Marta Kos, në darkën e sotme me liderët e Ballkanit Perëndimor”, deklaroi Costa.
Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…
Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…
Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…
Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…
Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…
This website uses cookies.