Kurti telefonatë me këshilltarin e Bajden: Kërkova ndihmë kundër planeve luftarake të Serbisë

KURTI TELEFONON
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me këshilltarin e presidentit të Amerikës, Xheik Sullivan (o. Jake Sullivan).
Kurti bën me dije se gjatë telefonatës i kërkoi Shteteve të Bashkuara të rrisë ndihmën, për siç ai shkruan planet luftarake të Serbisë.
Sakaq, Kryeministri i Kosovës, falënderoi Uashingtonin për mbështetjen e ofruar ndaj Kosovës pas sulmit ndaj Policisë në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.
“Unë falënderova SHBA-në për adresën e avokatëve kufitarë të Kosovës dhe kërkova ndihmë për të ndihmuar planin kundër luftarake të Serbisë. E sigurtë për bashkëpunimin e gjithë ushtrisë së Kosovës me KFOR-in se përkushtimi ynë për të gjithë ata është i palëkundur”, shkruan Kurti në platformën X.
SHBA-ja ka dënuar fuqishëm sulmin ndaj Policisë së Kosovës. Shtëpia e Bardhë i ka bërë thirrje Serbisë të tërheqë trupat ushtarake të dislokuara përgjat kufirit me Kosovën, duke e cilësuar si zhvillim shumë destabilizues.