Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin francez, Emanuel Macron ku ky i fundit ka shprehur mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Në një telefonatë me presidentin Macron, e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Francës për Kosovën dhe shpreha besimin tonë se Franca do të mbështesë Kosovën në Këshillin e Evropës, pa parakushte të mëtejshme, në përputhje me opinionin e Asamblesë së Këshillit të Evropës dhe votën historike. Gjithashtu insistova në respektimin dhe zbatimin e plotë të marrëveshjes bazë”, ka shkruar Kurti në platformën X.
Ndërkohë në një komunikatë nga pallati presidencial i Francës, kanë theksuar se Macron ka nënvizuar rëndësinë që Franca i kushton progresit të shpejtë dhe të pakthyeshëm të zbatimit nga autoritetet kosovare të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, edhe në kontekstin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.
Javën e kaluar Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës i hapi Kosovës rrugën e anëtarësimit në këtë organizatë, fjalën përfundimtare për të cilin duhet ta jap Këshilli i ministrave muajin e ardhshëm.
Të apasionuarit pas atletikës pak ditë më parë kanë asistuar në një garë me të…
Në një periudhë kur njerëzimi po bën përparime të jashtëzakonshme në fusha si teknologjia, mjekësia…
Këngëtarja izraelite Yuval Raphael do të përfaqësojë këtë vit Izraelin në Festivalin Evropian të Këngës.…
Një numër i madh ish-punonjësish të ndërmarrjeve shtetërore, ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe ish-kooperativave vazhdojnë të enden…
Situata gripale në vend ka pësuar një rritje të ndjeshme, duke arritur në rreth 19…
I gjithë territori I Qarkut Shkodër, vijon të jetë i përfshirë nga reshjet e shiut…
This website uses cookies.