Categories: LajmePolitikëRajoni

Kurti thirrje opozitës: Votoni marrëveshjet! Kanë nevojë qytetarët jo qeveria!

Në Kosovë, marrëdhëniet mes qeverisë se kryeministrit  Albin Kurti dhe  opozitës vazhdojnë të mbeten të tensionuara. 

Në fokus janë disa marrëveshje ndërkombëtare, për ratifikimin e të cilave nevojiten votat e së paku 80 deputetëve, pra mbështetje edhe nga radhët e opozitës.

“Kushtetuta e Republikës së Kosovës ka paraparë që për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duhen votat e 2/3 të deputetëve të Kuvendit, pra 80 vota së paku. Kjo është bërë si masë parandaluese që qeveritë e papërgjegjshme të mos nënshkruajnë marrëveshje të dëmshme apo të hyjnë në obligime financiare që rrezikojnë qëndrueshmërinë e shtetit. Tani Marrëveshjet që po presin ratifikimin nuk janë as të dëmshme e as nuk shkaktojnë obligime që rrezikojnë qëndrueshmërinë financiare të Kosovës. Përkundrazi kemi të bëjmë me mbi 360 milionë euro që ose janë kredi të buta me kushte koncensionale ose janë grante, para falë që nuk duhet të kthehen fare dhe të investohen në projekte zhvillimore që janë aq të nevojshme”, tha zoti Kurti të enjten në parlament.

Sipas kryeministrit nga mosvotimi i tyre, po humbin qytetarët dhe se Kosova duket joserioze para partnerëve ndërkombëtarë. Zoti Kurtt pranoi se me mosvotim, opozita po ua vështirëson punën, por se qeveria e tij mund ta çojë mandatin deri në fund edhe pa këto marrëveshje.

“Që marrëveshjet janë në dobi të qytetarëve, për këtë pajtohet edhe opozita, megjithatë ata nuk po i votojnë. Cila është arsyeja? Të bllokohet Qeveria? E vërtetë që na e bëni punën më të vështirë dhe e bëni shtetin të duket joserioz para partnerëve ndërkombëtarë, por megjithatë Qeveria mund të vazhdojë mandatin deri në fund edhe pa marrëveshje ndërkombëtare. Por, me këtë mosvotim nga opozita, humbin qytetarët”, ka deklaruar kryeministri Kurti, gjatë seancës së Kuvendit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

6 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

6 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

6 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

6 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

7 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

7 hours ago

This website uses cookies.