Kurti vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, takim bilateral me homologun Mickocski

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kësaj vizite, Kurti do të zhvillojë një takim bilateral me homologun e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickocski me të cilin do të diskutojnë rreth raporteve bilaterale, bashkëpunimit rajonal dhe projektet infrastrukturore me interes për dy shtetet.
Realizimi i kësaj vizite është dakordësuar më 20 korrik.
Vizita e Kurtit vjen pak ditë pas notës së protestës që Kosova i dërgoi Maqedonisë së Veriut për shkak të incidentit të ndodhur me Presidentin Vjosa Osmani në aeroportin e Shkupit, ku policia i kërkoi të dorëzonte çantën e dorës dhe telefonin celular për kontroll.