Kush do ta fitojë Premier League? Parashikimi i inteligjencës artificiale
Një superkompjuter ka parashikuar renditjen përfundimtare të Premier League, duke parashikuar se do të jetë një luftë trepalëshe për titullin kampion të Anglisë mes Arsenalit, Liverpoolit dhe Manchester Cityt. Në xhiron e fundit të kampionatit Reds ruajtën kryesimin e tabelës falë suksesit 4-1 ndaj Brentford. Arsenali mundi Burnley me rezultatin 5-0. Manchester City pati vështirësi dhe barazoi 1-1 kundër Chelseat në Etihad Stadium.
Pas rezultateve të fundjavës, superkompjuteri i Instant Casino parashikon se Liverpool do të jetë në krye të Premier në fund të sezonit, se Manchester City do të përfundojë i dyti dhe Arsenali në vendin e tretë, pavarësisht formës së tyre mbresëlënëse. Pas kësaj, Aston Villa duhet të përfundojë e katërta, Tottenhami i pesti dhe Manchester United i gjashti.
Superkompjuteri parashikoi gjithashtu se Chelsea do të përfundojë në vendin e tetë, me 13 pikë më shumë se sezonin e kaluar. Luton, Burnley dhe Sheffield United duhet të bien nga kategoria. Shpëton Everton, pavarësisht se mori një penalizim prej 10 pikësh në fillim të sezonit.