bc77d31b326148c28ed7c93c96d1dd67
Aleksandër Curaj është personi, i cili mbeti i plagosur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ndodhi pranë zonës së këmbimit valutor, ku një person ka qëlluar 4 herë me armë drejt Currit, duke e plagosur rëndë.
Më pas autori është larguar me një biçikletë. Në vendin e ngjarjes ndodhet policia, e cila ka ngritur edhe disa pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Shkaqet e ngjarjes nuk dihen ende.
Njoftimi i policise:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndimën mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.
Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit.
Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…
Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…
Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…
Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…
Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…
Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…
This website uses cookies.