“Kush këndon, lutet dy herë”/Edicioni i 14-të erdhi nën slloganin “Kush këndon lutet dy herë”
Koncerti i Koreve e ruajti traditën e zhvillimit të tij edhe për vitin 2023. Teatri “Migjeni” çeli dyert për të mirëpritur edicionin e 14-të me pjesëmarrjen e tetë koreve nga shkolla të ndryshme të Shkodrës. Aktiviteti erdhi i organizuar nga Oratori “Don Bosko”. Ishte i pranishëm në këtë festë të koreve edhe Arqipeshkvi Metropolit i Dioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra, i cili në përshëndetjen e tij para spektatorëve vuri theksi tek domosdoshmëria e paqes në një kohë kur bota përjeton sërish luftë.Koncerti i koreve erdhi nën moton “Kush këndon lutet dy herë”. Performancat muzikore u shoqëruan nga instrumentistët e teatrit “Migjeni” duke i dhënë një atmosferë të bukur pritjes së festave të fundvitit.