Kush rrezikon nga COVID? Çomo: Grupet në rrisk duhet të vaksinohen!

Vala e fundit e infektimeve nga COVID është reflektuar më rritje të numrit të shtrimeve në Spitalin Infektiv në QSUT. 

Shefja e këtij spitali Prof. Najada Çomo në një intervistë për RTSH tha se mes të shtruarve ka mosha të reja, gra shtatzëna dhe të sëmurë kronikë mbi 65 vjeç të cilët kanë përjetuar forma të rënda klinike të sëmundjes

“Rreth tre javë më parë kishim të shtruar një grua shtatzënë në muajin e tetë të shtatzanisë të infektuar me COVID. Gjëndja e saj ishtë shumë delikate. U desh që mjekët obstetër gjinekologë të ndërhynin duke u këshilluar dhe ndjekur nga ekipet tona të infeksionistëve për të ndërhyrë më herët në lindjen e parakohshme të fëmijës. Fatmirësisht gruaja shpëtoi bashkë më fëmijën dhe gjëndja e tyre është e mirë por ndërhyrja që ajo pësoi ishte shumë tronditëse“ tha Prof. Najada Çomo.

Profesoreshë Como thotë se covidi ndërlikon shumë gjendjen shëndetësore të grupeve në rrisk. 
 
“Nëse ti je duke bërë kimioterapi, për një sëmundje që ty të ka prekur prej muajsh apo prej vitesh, hyrja e covidit në mes cënon shëndetin, cënon mjekimin e atij personi, sepse e sposton në kohë dhe natyrisht dy sëmundje bashkë, apo më tepër rëndojnë më shumë situatën e personit për të cilën ai është duke mjekuar pjesën kronikë”

Por të gjithë të shtruarit në Spitalin Infektiv janë pothuaje të pavaksinuar.  Prof. Najada Çomo apelon grupet e rrezikuara për vaksinim pa hezitim. 

” 99 % e të shtruarve janë të pavaksinuar. Kemi mosha shumë të reja, 20, 25, 30 vjeçare. Unë do ti këshilloja të gjithë grupet në rrisk të vaksinohen me vaksinën që tashmë është një dozë e vetme e që shërben jo më si dozë kujtese, por si një vaksinim i ri për kohën dhe variantet që po qarkullojnë“ tha Prof. Najada Çomo.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Liga e Europës në RTSH/ Roma eliminoi favoritët, Lacio pretendente kryesore sipas super-kompiuterit të OPTA-s

Roma duke eliminuar Porton nga Liga e Europës, mund t’i ketë hapur rrugën rivalëve të…

3 hours ago

Champions League/ Fejnord-Inter mes administrimit të energjive dhe fesë, gjashtë lojtarë agjërojnë

Debutimi i Robin Van Persit, dëmtimet në radhët e Interit dhe besimi i gjashtë futbollistëve…

3 hours ago

Historia e mahnitshme pas “Ushtrisë Terrakota” të Kinës

Ushtria masive Terrakota e Kinës, e gjetur në Xi'An, është një nga gjetjet arkeologjike më…

3 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, ish-presidenti Moisiu i jep një mesazh klasës politike

Ish-presidenti Alfred Moisiu, i pranishëm në një aktivitet përkujtimor të komunitetit çam në Elbasan, përcolli…

3 hours ago

Konkursi “Eureka n’28” – Hoxha: Zhvillojmë garë mes klasave të 10-ta dhe 11-ta

Gjimnazi “28 nëntori” në Shkodër organizoi një konkurs në lëndët shkencore mes viteve të para…

4 hours ago

Aleanca për Shqipërinë Madhështore, Berisha: Asnjë shqiptar nuk do ta njohë varfërinë ekstreme

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se “koalicioni i krijuar i PD dhe…

4 hours ago

This website uses cookies.