Kushtetuesja konfirmon hartën e re gjyqësore, Manja: Vazhdon puna për implementimin

Manja 27
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar sot pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që konfirmoi hartën e re gjyqësore.
Manja u shpreh se, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë do të vazhdojnë të punojnë për implementimin e hartës së re gjyqësore.

“Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Ministria e Drejtësisë do të vazhdojnë të punojnë ngushtësisht si deri më tani, për implementimin e Hartës së Re Gjyqësore me ndihmën e partnerëve tanë, që asistojnë reformën në drejtësi, me qëllim rritjen e eficencës së sistemit gjyqësor dhe uljen e back log-ut të dosjeve që presin ende gjykimin. Puna vazhdon”, shkroi Manja në një postim në rrjetet sociale.