Kushton zero dollare aktorja Gwyneth Paltrow ofron bujtinen e saj
Kushton zero dollarë, aktorja Gwyneth Paltrow ofron bujtinën e saj për qëndrime njëditore
Jeta e personazheve të famshme na josh jo pak dhe na bën të ëndërrojmë që të përjetojmë eksperiencën e tyre qoftë edhe për një ditë. E po tashmë, fansat e aktores Gwyneth Paltrow do ta kenë këtë mundësi.
Vetëm për një natë, aktorja fituese e çmimit Oskarit dhe themeluesja e kompanisë për shëndetin dhe stilin e jetës “Goop”, po vendos bujtinën e saj në Kaliforni në Airbnb, falas.Airbnb është një kompani amerikane që operon në internet, ku njerëzit mund të gjejnë shtëpi për qëndrime afatshkurtra dhe afatgjata.
Bujtina e Paltrow do të jepet për banim më datën 9 shtator, ndërsa rezervimet nisin nga 15 gushti.“Shtëpia në Montecito është streha ime për pushim dhe qartësi mendore. Shkoj atje për t’u rimbushur, për të ëndërruar për atë që po ndërtojmë në Goop dhe për t’u rilidhur me familjen dhe miqtë e mi të çmuar”, thotë aktorja.
Paltrow do të jetë aty për të përshëndetur mysafirët e saj pas mbërritjes për qëndrim./ CNN
Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan…
Që nga viti 1967, 2 prilli kremtohet si Dita Ndërkombëtare e Librit për Fëmijë, duke…
Sot është Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Autizmin. Që kur Asambleja e Përgjithshme e Kombeve…
DashiEnergjia që qarkullon ju ka ndikuar thellë në vetëdije duke ju ndryshuar kahun e mendimeve.…
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e martë vendi ynë do të vijojë…
Val Kilmer, aktori i njohur për rolet e tij ikonikë në filma si “Top Gun”,…
This website uses cookies.