Kuteli, figurë e shquar e letërsisë dhe e financave shqiptare

Më 13 shtator 1907 lindi Dhimitër Pasko, i njohur ndryshe si Mitrush Kuteli.

Kuteli ishte ekonomist, financier, shkrimtar, përkthyes, gazetar, mbledhës foklori e mbledhës i shpirtit shqiptar shpërndarë në shekuj e vise.

I përjetësuar me emrin e penës, Mitrush Kuteli njihet fare pak për veprimtarinë  e tij në sektorin bankar ku shërbeu si konsulent teknik i Bankës Qendrore Shqiptare, që prej vitit 1943. Ndonëse ekonomist e financier shumë i zoti, njohjen në publik e fitoi falë penës së spikatur në disa hulli: gazetari, letërsi e përkthim.

“Mëmës Shqipëri” dhe “Skënderbeu” ishin vjershat e tij të para, ndërsa “Tregime të moçme shqiptare” është vepra e tij më e suksesshme që shpalosi vlerat e çmuara të gurrës popullore.

Po ashtu Kuteli ishte edhe mbledhës i folklorit shqiptar i shpërndarë në shekuj e vise.

I spikatur për pikëpamjet e tij demokratike, ai nuk mund t’i shpëtonte dorës së hekurt të diktaturës. Burgoset në vitin 1947 me akuzën armik i popullit me 5 vjet heqje lirie.

Kushtet në të cilat do të ndodhej pas lirimit nuk do t‘i jepnin atij mundësinë e botimeve, duke i mohuar kështu shprehjen e talentit të tij në letërsi.

Ndër veprat e tij më të spikatura janë: “Ago Jakupi e të tjera rrëfime”, “Kapllan Aga i Shaban Shpatës”, “Xinxifillua”, “Tregime të moçme shqiptare”, “E madhe është gjëma e mëkatit”, “Në një cep të Ilirisë së Poshtme”, “Baltë nga kjo tokë” etj. Gjithashtu, ka përkthyer në shqip vepra të Turgenjevit, Gorkit, Gogolit dhe Nerudës. Kuteli u nda nga jeta në moshën 60 vjeçare më 4 maj 1967.

Akademia e Shkencave i akordoi titullin e lartë “Nderi i Akademisë”, për trashëgiminë e pasur që i la qytetërimit shqiptar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.