Kuvend- Aktet e dhunës dhe marrja e kartave të deputetëve, shtyhet për në17 shkurt seanca plenare

seanca plenare

Shtyhet për ditën e hënë (17 shkurt) seanca e sotme plenare. Shkak për shtyrjen u bënë aktet e dhunës në Kuvend dhe marrja e kartave të deputetëve socialistë nga demokratja Elda Hoti.

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali konsideroi se seanca e sotme plenare e cila rinisi pas dy ndërprerjesh, të shtyhej për ditën e hënë në orën 10:00 për të vijuar me diskutimet dhe votimin e rendit të ditës.

Kartat e deputetëve janë marrë nga vendet e tyre krejtësisht të paarsyeshme. Për shkak të të situatës së krijuar, akteve të dhunës të përsëritura dhe të tjera probleme të rënda të mbarëvajtjes së seancës për shkak të dhunës së ushtruar, kjo seancë shtyhet për të hënën në orën 10:00. Uroj që të hënën të vini me mend të tjera dhe t’i kthehemi normalitetit, votimeve siç na takon”, deklaroi Spiropali.

Në seancën e sotme plenare, deputetja Elda Hoti ka marrë kartat e disa deputetëve socialistë me qëllim moslejimin e votimit të tyre.

Po ashtu, seanca u shoqërua edhe me tensione të tjera, sikurse ishte tentativa e deputetit demokrat Flamur Noka për të goditur me shishe uji Ministrin për Marrëdhënie me Parlamentin, Taulant Balla.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.