Ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato në fjalën e tij në takimin e mbajtur në Kuvend me organizatat e shoqërisë civile, për përmirësimin e transparencës, pjesëmarrjes qytetare në proceset legjislative e mbikqyrëse, të integrimit europian theksoi nevojën për ndërtimin e dialogut gjithpërfshirës dhe për gjetjen e mënyrave nga ana e mazhorancës për rikthimin e opozitës në Parlament.
“Më lini të shpreh dëshirën që ky takim të ndodhte në një Parlament që funksionon normalisht. Dua të theksoj nevojën për të bërë gjithçka në përpjekje për të ndërtuar një dialog gjithëpërfshirës dhe për të gjetur mënyra për të sjellë opozitën në parlament sërish”, u shpreh ambasadori.
Ky i fundit shprehu rëndësinë e ngritjes së mekanizmave konsultuese asnjanëse politikisht dhe institucionale.
Sipas Gonzatos, ky është edhe një prej kushteve për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
“E rëndësishme që mekanizmat konsultuese që ngrihen të jenë asnjanëse politikisht dhe institucionale. Kjo është e rëndësishme dhe një prej kushteve për anëtarësim në BE”, tha Gonzato.
Sot në mbrëmje Arsenal dhe Real Madrid i japin jetë takimit të parë të vlefshëm…
Të nderuar qytetarë! Nga data 9 prill deri më 13 prill, janë planifikuar punime në…
Vllaznia doli pa pikë nga transferta e Ballshit, duke u mundur nga Bylisi me rezultatin…
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në bulevardin “Skënderbeu” në…
Qyteti i Shkodrës po përballet me një rritje të ndjeshme të trafikut rrugor. Fluksi i…
Rrjeti i Muzeve të Shkodrës që përfshin tre muzetë , atë të Kalasë, Dëshmisë e…
This website uses cookies.