Kuvend, shqyrtohen ndryshimet në ligjin për studentët e mjekësisë

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot në orën 17:00′ seancën plenare, ku në rend të ditës do të jetë mes të tjerave edhe projektligji “Për një shtesë dhe disa ndryshime në ligjin nr. 60/2023 “Për trajtimin e veçantë të studentëve që ndjekin programin e integruar të studimit të ciklit të dytë “Mjekësi e Përgjithshme” në institucione publike të arsimit të lartë”.

Gjithashtu në rend të ditës në seancën e sotme është edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e Infrastrukturës kombëtarë të informacionit gjeohapësinor në Republikën e Shqipërisë”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për prodhimin organik, etiketimin e produkteve organike dhe kontrollin e tyre”. Një tjetër projektligj që do të diskutohet sot është “Për disa ndryshime në ligjin nr. 43/2020, “Për aktivitetet e turizmit detar”.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektvendimin “Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor nga radhët e përfaqësuesve te shoqërisë civile sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, të ndryshuar, raundi i parë.

Gjithashtu sot do të votohet projektvendimi “Për propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës për Komisioner për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, projektvendimi “Për disa ndryshime në vendimin nr. 69/2021 “Për caktimin e anëtarësisë së komisioneve të përhershme të Kuvendit”, i ndryshuar, si dhe projektvendimi “Për një ndryshim në vendimin nr. 70/2021 “Për caktimin e anëtarëve zëvendësues së Komisioneve të Përhershme të Kuvendit” i ndryshuar.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.