Kuvend- Shtyhet miratimi i Marrëvjeshjes Shqipëri-Itali për emigrantët
Mazhoranca ka shtyrë shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për ratifikimin e protokollit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit””.
Kryeministri Rama firmosi më 6 nëntor në selinë e qeverisë në Romë me kryeministren Xhorxha Meloni marrëveshjen në fushën e emigracionit.
Në bazë të marrëveshjes Italia do të financojë dy struktura qendra, një në Shëngjin dhe një në Gjadër që do të ngrihen në Shqipëri për të menaxhuar emigrantët e paligjshëm.
Këto struktura do të presin rreth 3 mijë persona në muaj, të cilët do të qëndrojnë aty gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesave për azil.
Seanca e sotme plenare është shoqëruar gjithashtu me tensione nga ana e opozitës, deputetët e së cilës, ashtu sikurse kanë paralajmëruar, nuk lejuan as sot zhvillimin normal të punimeve të Kuvendit.
Një pjesë e deputetëve të përjashtuar nga Komisioni i Etikës nuk u lejuan nga Garda që të futeshin në Parlament.