Kuvendi-Bardhi kërkon shpalljen e pavlefshme të seancës së 14 marsit. Nikolla: Sekretariati ende pa vendim
Ka nisur pa tensione seanca e sotme plenare, pas rreth 5 muajsh kaosi e përplasjesh. Në nisje të kësaj seance, deputeti demokrat Gazement Bardhi ka kërkuar shpalljen e pavlefshme të seancës plenare së 14 marsit dhe pr.ligjet e votuara.
Sipas Bardhit, nuk u plotësua kuorumi i nevojshëm për votimin e pr.ligjeve, duke shkelur kështu Rregulloren e Kuvendit dhe Kushtetutën.
“Kuorumi i vendimmarrjes 68 deputetë në seancën e kaluar. Në emër të grupit të PD, nuk kemi ende përgjigje për të shpallur pavlefshmërinë e seancës së kaluar.
Në përputhje me rregullorne e Kuvendit që procesi të hapet do duhet të jenë 71 deputetë. Në procesverbal në proces votimi morën pjesë 68 deputetë.
Në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, kërkoj të shpallni pavlefshmërinë e të gjitha votimeve të seancës së kaluar”, tha Bardhi.
Kryeparlamentarja Nikolla sqaroi se Sekretariati nuk ka marrë ende votim, ndërsa mazhoranca votoi pro procesverbalit që sipas saj, reflektori situatën e seancës së shkuar.