Kuvendi e votoi me 95 vota pro, Ndriçim Xhepa emërohet anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar

Aktori i njohur Ndriçim Xhepa u emërua anëtar i Këshillit Drejtues të Radiotelevizionit Shqiptar me 95 vota pro, asnjë abstenim dhe kundër.

Parlamenti i Shqipërisë votoi me 96 vota PRO dhe një abstenim ngritjen e dy komisioneve parlamentare që do të hetojnë shërbimin publik të Sterilizimit dhe shërbimin publik të Check-up si dhe Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Gjithashtu u miratua dhe përbërja e dy komisioneve parlamentare që do të drejtohen nga dy deputetë të opozitës, Albana Vokshi për Shëndetësinë dhe Ervin Saliani për TIMS ndërsa nënkryetarë të Komisioneve do të jenë socialistët Plarent Ndreca për shëndetësinë dhe Toni Gogu për TIMS.

Komisionet përbëhen nga 15 anatërë, 8 nga PS dhe 7 nga PD. dhe shërbimin publik të Check-up. Komisionet Hetimore do të zhvillojë veprimtarinë e tij në një afat kohor 4-mujor, nga data e miratimit të këtij vendimi.

Ndërkohë pas  10 orëve seance Kuvendi kaloi në votim dhe 14 pr/ligjet e rendit të ditës siç ishte nder te tjera  rialokimin i  fondit prej 400 milionë dollarëve nga buxheti i shtetit për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano, projektligji për sigurinë kibernetike”, Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime Për Gardën e Republikës së Shqipërisë”.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.