Kuvendi i 2 shtatorit/ Gjykata e Tiranës nis shqyrtimin e kërkesës së PD
Gjykata e Tiranës nis shqyrtimin e kërkesës së PD për regjistrimin e ndryshimeve statutore të Kuvendit Kombëtar të 2 shtatorit.
Përfaqësues të PD-së zyrtare në shqyrtimin e sotëm në Gjykatën e Tiranës, janë Rezart Kthupi dhe Indrit Sefa.
Ndërsa përfaqësues në gjykatë për Gazment Bardhin janë Marash Logu dhe Redi Rama, ndërsa nga grupi i Rithemelimit e Berishës, Çlirim Gjata dhe Franc Nuri.
Kuvendi Kombëtar i PD, në mbledhjen e 2 shtatorit mori disa vendime, sikurse ishte dhe ndryshimi i nenit 48 i cili i jep kreut demokrat, Lulzim Bashës edhe postin e kreut të Grupit Parlamentar.