Kuvendi i hap rrugë SPAK për arrestimin e Berishës, miraton me 75 vota pro heqjen e imunitetit

Kuvendi i ka hapur rrugë SPAK për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Ky i fundit u “zhvesh” sot nga imuniteti i deputetit, teksa deputetët e mazhorancës votuan me 75 vota pro dy raportet e votuara nga Këshilli për Mandatet dhe Imunitetin më 18 dhjetor.

Por ndonëse një prej këtyre raporteve ishte i deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, ky i fundit nuk ka qenë pjesë e seancës së sotme për votimin për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Një tjetër figurë demokrate, kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka marrë pjesë në punimet e sotme të Kuvendit, ndërsa pjesë e seancës kanë qenë aleatët e Berishës, Fatmir Mediu, Vangjel Dule e Agron Duka.

Në nisje të seancës së sotme, mes tensionit e kaosit, Kryeparlamentarja Lindita Nikolla i ka dhënë fjalën ish-kryeministri Berisha, por ky i fundit nuk ka pranuar të flasë.

Me votimin e sotëm, Kuvendi i hapi rrugë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për shtrëngim të masës së sigurisë, ndërsa nuk dihen ende nëse SPAK do të kërkojë “arrest me burg” apo “arrest shtëpie”.

Ish-kryeministri po hetohet në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa për të ishte caktuar masa e sigurisë ‘detyrim paraqitje” dhe ndalim i daljes jashtë Shqipërisë”, masë kjo e cila nuk u zbatua nga Berisha.

Ky i fundit e konsideronte vendimin e SPAK si antikushtetues për shkak se nuk kishte marrë autorizim nga Kuvendi. Berisha refuzoi katër herë të paraqitej para oficerit të policisë gjyqësore, duke sjellë kështu reagim nga ana e SPAK, që kërkoi më pas shtrëngim të masës së sigurisë, duke dërguar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit ndaj deputetit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Sot skadon afati për partitë, KQZ pranon dokumentet e 39 subjekteve politike

Numri i subjekteve politike që duan të konkurrojnë në zgjedhjet e 11 majit është ambicioz dhe ka pësuar rritje progresive.…

8 hours ago

Arrestimi i pajustifikuar, Gjykata e Strasburgut vendos në favor të ish-drejtorit të RTSH

Gjykata e Strasburgut kërkoi të martën (25 shkurt) dëmshpërblimin dhe shfajësimin e ish-drejtorit të Radio…

8 hours ago

Fëmija 3-vjeçar humbi jetën në spital – Drejtori Halluni dhe mjekja Naraçi sqarojnë  rrethanat e këtij rasti

Drejtori i Spitalit Rajonal Shkodër, Senad Halluni dhe  shefja e Pediatrisë , Greta Naraçi  ,…

9 hours ago

Vijon puna për hyrjen e qytetit – Mjetet po bëjnë zgjerimin e hapësirës së nevojshme

Hyrja e qytetit të Shkodrës vijon t’i nënshtrohet hapave të parë duke i çelur kështu…

9 hours ago

Përse nuk duhet t’i puthim bebet – Duket e çuditshme, por mjekët japin arsye të vlefshme

Bebet e vogla me buçkat e tyre nuk mund të rezistosh pa i puthur. Por…

9 hours ago

Aksident në aksin Shkodër-Koplik / Policia procedon 3 shtetas, mes tyre një grua

Një 68- vjeçar dhe një shtetase 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Hot i…

9 hours ago

This website uses cookies.