Kuvendi i hoqi imunitetin, Berisha: Gjithçka e paligjshme. Opozita do mobilizohet në shkallën më lartë

62184a801b344173b1aa1fec8b182547

62184a801b344173b1aa1fec8b182547

Të paligjshëm e ka konsideruar ish-kryeministri Sali Berisha vendimin e Kuvendit, që miratoi me 75 vota pro heqjen e imunitetin të tij, duke i hapur rrugë SPAK për arrestimin. Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës, Berisha tha se ky vendim i Kuvendit do të mobilizojë opozitën “në shkallën më të lartë”.

Parlamenti sot vazhdoi veprën që dështoi me datën 9 shtator 2 vite më parë. Por nëse dështoi më 9 shtator, sot do të jetë më i dështuar se kurrë se ky vendim jo që nuk do mund të realizojë qëllimin e shkatërrimit të opozitës, por do mobilizojë opozitën në shkallën më të lartë dhje do t’i japë përgjigjem më të merituar këtij regjimi. Parlamenti ka përfunduar në parlamentin e vrimës së miut. Edi Rama u fut sot në parlament jo nga dyert zyrtare, por nga tunelet që lidhin Parlamentin me zyrën e Skënder Gjinushit. Kjo opozitë do të qëndrojë e pamposhtur në idealet e saj. Gjithçka është e paligjshme gjithçka është antikushtetuese”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë, mbështetës të Berishës janë mbledhur në protestë para Parlamentit, për të kundërshtuar vendimin për heqjen e imunitetit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.