Categories: LajmePolitikë

Kuvendi i hoqi imunitetin Berishës, Meta: Janë aplikuar standarde të dyfishta. PL mbështet protestat

Kreu i Partisë së Lirisë (PL), Ilir Meta ka reaguar në lidhje me vendimin e Kuvendit për heqjen e imunitetit ish-kryeministrit Sali Berisha, që i hap rrugën SPAK për arrestimin e tij. Në një konferencë për shtyp, Meta tha se ish-kryeministri ka deklaruar se do të bashkëpunojë me drejtësinë, por theksoi se në rastin e Berishës janë përdorur standarde të dyfishta.

“Edhe vetë zoti Berisha ka qenë i hapur të bashkëpunojë me drejtësinë. Ai ka kontestuar rrugën që është ndjekur në mbrojtje të parimeve Kushtetuese dhe garancive që Kushtetuta i jep deputetit, jo si privilegj, por si mbrojtje. Të gjithë e dinë që janë aplikuar standarde të dyfishta në rastin e zotit Berisha i cili nuk është deputet i zakonshëm por lider i forcës kryesore opozitare, apo ish-deputetëve të maxhorancës. Sa më takon mua, s’kam patur dhe as kam ndonjë shqetësim të tillë. Si ai takon mitit të paprekshmëve kjo është një përrallë. Ai është një zyrtar shumë i lartë, por nuk është një kryeministër në detyrë apo President në detyrë”, u shpreh ai.

I pyetur se përse ka munguar në protestat e fundit të opozitës, Meta nuk dha një arsye specifike, por shtoi se PL i mbështet ato.

Kanë qenë do të jenë edhe sipas rastit, padyshim edhe unë do të jem edhe drejtues të tjerë të PL do të jenë, ne përkrahim çdo protestë në mbrojtje të parlamentarizmit. Kërkesat e opozitës janë një domosdoshmëri për vendosjen e normalitetit në vend”, tha Meta.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Abissnet Superiore në RTSH/ Java e fundit e fazës së tretë luhet të shtunën dhe të dielën

Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…

12 hours ago

Miratohet vendimi, shtyhet deri më 31 maj vlefshmëria e kartave të identitetit dhe e pasaportave të skaduara

Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…

12 hours ago

Gjergj Kastrioti “rikthehet në shtëpi”, vendoset në Lezhë shtatorja e heroit kombëtar

Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…

12 hours ago

Gjendet i vrarë me armë zjarri një 20-vjeçar në Guci të Re

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…

12 hours ago

Drejt përfundimit dy rrugë në rrethina – Ishin lënë në harresë prej dekadash, plotësohet kërkesa e komunitetit

Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…

14 hours ago

Bashkia: Busti i Lekë Dukagjinit do vendoset  – Pritet miratimi nga Këshilli Bashkiak i rregullores mbi vendosjen e busteve dhe monumenteve

Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…

14 hours ago

This website uses cookies.