Kuvendi i Kosovës në përpjekjen e pestë për konstituim

Screenshot-2025-04-23-090600-696x379

Kryesuesi i seancës konstitutive, Avni Dehari i ka ftuar në takim të gjitha subjektet parlamentare, ndërsa Kuvendi i Kosovës mblidhet sërish sot në përpjekjen e pestë për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Ky takim pritet të mbahet para fillimit të seancës.

Sot do të tentohet për herën e pestë të konstituuohet tërësisht legjislatura e nëntë.

Sipas njoftimit të Kuvendit, seanca është parapa të nisë sot nga ora 10:00.

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Deputeti i zgjedhur, njëherësh nënkryetari i LVV-së, Glauk Konjufca kishte thënë se ata propozojnë sërish për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu.

Mirëpo meqë e njëjta nuk ka marrë votat në seancën e kaluar, ai tha se zgjedhja e saj pa marrëveshje politike nuk duhet të hidhet sërish në votim.

Pas kësaj, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, ndërpreu seancën e së hënës dhe u vendos që seanca të vazhdojë të mërkurën në orën 10:00.

Konstituimi i Kuvendit të Kosovës ka dështuar edhe në përpjekjen e katërt të hënën, pasi partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje kërkoi kohë për të arritur marrëveshje politike për emërimin e kandidatës së saj, Albulena Haxhiu, si kryetare të Kuvendit.

Kjo seancë ishte vazhdim i seancës së ndërprerë më 19 prill, dhe në rend të ditës ishte edhe zgjedhja e pesë nënkryetarëve të Kuvendit.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.