Vazhdimi i gjashtë i seancës për konstituuimin e legjislaturës së nëntë pritet të mbahet sot në Kuvendin e Kosovës, ndërsa raundi i pestë dështoi duke mos arritur në zgjedhjen e kryeparlamentares së propozuar nga “Vetëvendosje”, partia fituese e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje, si partia e parë në zgjedhje, ka të drejtën ekskluzive të nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, në bazë të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2014.
Mirëpo, kjo parti në pesë përpjekje nuk arriti të bëjë votat e duhura për të zgjedhur kryeparlamentare deputeten Albulena Haxhiun. Kjo e fundit mori në seancat e 19 prillit dhe të 23 prillit vetëm 57 vota nga 61 sa janë të nevojshme për të marrë këtë post.
Kundër zgjedhjes së saj në organin më të lartë legjislativ janë deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ndërkaq tre deputetët e Nisma Socialdemokrate po abstenojnë.
Nga radhët e komuniteteve jo shumicë, deputetët e Listës Serbe në seancën e fundit nuk morën pjesë në votim. Të njëjtën gjë e bëri edhe deputetja nga komunitetit boshnjak, Duda Balje.
Përkundër që nuk ka përkrahje nga opozita, në Lëvizjen Vetëvendosje kanë theksuar se do të vazhdojnë të propozojnë Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, përkundër dështimit në tri tentime.
Edhe shoqëria civile po kërkon nga presidentja Vjosa Osmani t’i ftojë partitë parlamentare për konsultime, pas dështimit për herë të pestë të konstituimit të Kuvendit.
Ndërkaq, kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, thotë se në seancën e së premtes s’ka nevojë për takim konsultativ me partitë parlamentare.
Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…
Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…
Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…
Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…
Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…
Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…
This website uses cookies.