Categories: AktualitetLajme

Kuvendi i Shqipërisë: Nuk ka humbje të të dhënave nga sulmi kibernetik, po punohet për rikuperim të plotë!

Parlamenti shqiptar njoftoi se gjatë ditës së hënë, ekspertët e tij kanë konstatuar një sulm kibernetik ndaj institucionit. Sipas ekspertëve, nga ky sulm është synuar ndërhyrje në infrastrukturë dhe tentativë për fshirje të të dhënave.

Parlamenti njofton se ” se nuk janë prekur të dhënat në sistem dhe ekspertët janë angazhuar plotësisht, që prej momentit kur kanë detektuar këtë ndërhyrje nga jashtë institucionit” .  Ekspertët e IT po punojnë për të zbuluar se çfarë pasojash ka sjellë ky sulm në sistemin e Kuvendit të Shqipërisë.  Dalja drejtëpërdrejtë e shërbimeve kërkon kohë pasi po kontrollohen të gjitha detajet dhe vijon puna për të kthyer në normalitet faqen e Kuvendit të Shqipërisë, thekson njoftimi.

Një ditë më parë në ditën e Krishtlindjeve, një grup hakrash me emrin Homeland Justice publikoi të dhëna mbi sulme të reja kibernetike ndaj faqes së Kuvendit të Shqipërisë, parlament.al, si dhe një kompanie të telefonisë celulare.

Ky është sulmi i dytë serioz kibernetik ndaj institucioneve shqiptare, pas atij të korrikut vitin e kaluar. Autor është sërish Homeland Justice, një grup hakerash që besohet se kanë origjinë iraniane. 

Disa javë më vonë në shtator 2022, qeveria shqiptare vendosi që të ndërpresë marrëdhëniet diplomatike me Republikën Islamike të Iranit, si kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik të 15 korrikut ndaj sistemit online të shërbimeve qeveritare.

Kryeministri Edi Rama tha se qeveria kishte “prova të pakundërshtueshme” që Irani ishte përgjegjës për sulmin kibernetik dhe e cilësoi atë një “agresion shtetëror” ndaj Shqipërisë.

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit kanë qenë të tensionuara prej vitesh për shkak të vendimit të qeverisë shqiptare për të strehuar si refugjatë disa mijëra muxhahedinë, pjesë e organizatës opozitare, MEK. Muxhahedinët u zhvendosën në Shqipëri me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mgjarja më e tensionuar ishte ajo e qershorit të këtij viti kur  forca të shumta të policisë u përlasën me anëtarët e organizatës Muxhahedinët e popullit Iranian në kampin Ashraf 3, për të ushtruar kontrolle në zbatim të një urdhëri të Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Anëtarët e organizatës akuzuan policinë për ushtrim dhune duke njoftuar për të paktën një të vdekur dhe dhjetra të plagosur. Policia mohoi që gjatë operacionit të saj të ketë patur të lënduar, duke saktësuar se kanë nisur verifikimet për rastin e personit të vdekur.

RTSH Shkodra

Recent Posts

PD reagon ndaj deklaratës së kryekëshilltarit Luli – Irena Shala: Opozita nuk ka bojkotuar Shkodrën, ka mbrojtur vendimmarrjen

Kryetarja e grupit të anëtarëve të Këshillit Bashkiak të PD-së, Irena Shala-Shestani, ka reaguar ndaj…

4 hours ago

Procesi për vdekjen e Maradonës/ Dëshmia e shefit të reparti të terapisë intensive: Luque s’lejoi mjekët të futeshin në dhomë!

Olivos ku Diego Maradona u operua për herë të fundit më 3 nëntor të  2020…

6 hours ago

PSD takime në Has – Kandidatët për deputetë: Vendlindja jonë do të ketë të ardhme më të mire

Nga Hasi, mes emocionesh, kryetari i Partisë Social Demokrate, Tom Doshi, zhvilloi një komunikim të…

7 hours ago

Spahia takim me tregtarët e Rusit / Kandidati i PD- ASHM: Biznesi i vogël në faliment, rriten tarifat dhe taksat

Rritja e taksave dhe tarifave, pensionet e ulëta që nuk mbyllin as shërbimet bazike dhe…

7 hours ago

“Takim mes miqsh të vjetër” – Kandidati i PD- ASHM,  Ted Kopliku,  bashkëbisedim në një oborr shtëpie

I veçantë ishte takimi i radhës i kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Ted Kopliku.…

7 hours ago

Vajzat e reja për veprim klimatik – Në “28 Nëntori” zbatohet projekti për një të ardhme të qëndrueshme

Nëpërmjet fuqizimit të vajzave dhe grave u zhvillua në gjimnazin “28 Nëntori” Shkodër faza finale…

7 hours ago