Kuvendi kërkesë KLGJ-së: Zgjidhni stokun e çështjeve dhe boshllëqet me gjyqtarë

Kuvendi i Shqipërisë i ka rekomanduar qeverise së gjyqësorit që ndryshe njihet si Këshilli i Lartë Gjyqësor që brenda dhjetorit të këtij viti të japë një panoramë të plotë sesi po zbatohet harta e re gjyqësore dhe të plotësojë me shpejtësi vendet bosh në shumë nga gjykatat e vendit.

Dy gjykatat për të cilat Komisioni i Ligjeve këmbëngul se janë në pikën kritike të mungesave për shkak të gjyqtarëve janë Gjykata e Shkallës kundër Krimit dhe Korrupsionit dhe Gjykata e Apelit të Përgjithshëm, ku përplasen të gjithë shqiptarët.

Kuvendi kërkon zgjidhje nga Këshilli Gjyqësor edhe për mekanizmat që do t’i japin fund stokut të çështjeve nga Gjykata e Larte e deri në nivelet e para në disa rrethe gjyqësore, ku më e vështirë situata shfaqet në Tiranë për shkak të shumë çështjeve të mbartura.

Kuvendi i kërkon KLGJ-së edhe të adresojë problematikat e konstatuara në progres-raportin e Bashkimit Evropian të vitit te kaluar, ku ndër të tjera kërkohej hetim për gjyqtarët dhe prokurorët që ishin shkarkuar nga sistemi i drejtësisë për shkak të problemeve me pasuritë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.