Lajme

Kuvendi Kombëtar Rinor i PS, Rama: Marrim mandatin e katërt për ta futur Shqipërinë në BE në 2030

Në Kuvendin Kombëtar Rinor të PS-së, kryesocialisti Edi Rama u shpreh i bindur për marrjen e një mandati i të katërt, teksa përmendi edhe njëherë premtimin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030. Sipas kryeministrit Rama, Partia Socialiste që ai drejton është e vetmja që mund ta bëjë realitet integrimin e vendit Bashkimin Europian.

“PS do ta marrë mandatin e katërt për ta ngjitur atdheun tonë në majën e lartë të 2030. Aty ku Shqipëria do të jetë më në fund si gjithë Europa. Në atë majë ne do ta vendosim përgjithnjë flamurin tonë kombëtar aty ku është oborri i shtëpisë së familjes europiane ku do të hymë nga dera kryesore si të barabartë mes të barabartësh, anëtarë të BE. 100 ditë nga sot, shqiptarët brenda dhe jashtë Shqipërisë, do të na mbështetin më shumë se asnjëherë më parë. Jo thjeshtë se ne jemi më të mirët, por sepse si asnjëherë tjetër, Shqipëria i është afruar saj maje. Shqiptarët që të gjithë duhet ta dinë që sidoqoftë, shumica e tyre e di fare mirë, atë majë që tani shihet me sy dhe në një distancë arrihet në këmbë si një realitet konkret dhe i prekshëm dhe jo si një ëndërr që nuk realizohet kurrë, nuk e afroi koha, por vizioni, skuadra dhe përpjekja jonë e jashtëzakonshme e të gjithë këtyre viteve”, tha Rama.

Ai i bëri thirrje të rinjve që të votojnë PS, teksa nuk la pa sulmuar edhe kundërshtarët politikë. Për Ramën, vota për PD-në është një votë e humbur “në oxhakun e një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj”.

Shqipëria një vend që në një dekadë e rriti më shumë se 2 herë e gjysmë PBB. Ndaj të gjithë duhet ta dinë mirë se kjo nuk është koha për të lozur me fatin e Shqipërisë, duke e djegur votën në oxhakun e një partie të vjetër që të vetmen gjë demokratike ka llagapin e saj, apo në mangallët e ca partiçkave të reja që të vetmen gjë të re kanë moshën e pronarëve të tyre. Kjo është koha kur Shqiptarët duhet ta përdorin votën për Shqipërinë 2030, për Shqipërinë Europë të Ballkanit. Për ta arritur Shqipërinë e vitit 2030, ka vetëm një trend për të gjithë, Partia Socialiste. Vota për ne është  e vetmja votë për ndryshimin, vota për të tjerët është një votë e sigurt për zhgënjimin”, theksoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Krimet zgjedhore – kreu i SPAK, Dumani: Parlamenti kërkoi hetime të tilla

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, shpjegoi gjatë së premtes arsyet pse SPAK-u ndërmori…

2 days ago

Shorti i Ligës së Konferencës në RTSH/ Çelsi sfidon Kopenhagenin, Fiorentina peshkon Panathinaikos

Aspirantet për finalen e madhe në Vroklav kanë mësuar sot rrugëtimin e tyre drejt 90’…

2 days ago

Arresti kardiak i rrezikshëm – Mjeku kardiolog jep këshilla të vlefshme në përballjen me të

Vitet e fundit vërehet se janë rritur rastet e arresteve kardiake, ku po preken dhe…

2 days ago

Të rinjtë drejt varësive / Imam Muhamed Sytari: Kaloni më shumë kohë me familjen

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka tërhequr vemendjen e prindërve që të kalojnë më…

2 days ago

Infrastruktura rrugore në rrethina – Në fshatin Bardhaj, vite që banorët presin të investohet

Mungesa e infastrukturës, por edhe mos menaxhimi i mbeturinave , vazhdon të jetë prezent me…

2 days ago

Eliana Laçej zgjidhet zëvendësrektore / Senati Akademik i UNISHK ka miratuar edhe buxhetin e institucionit

Mbledhja e sotme e Senatit Akademik të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ka miratuar buxhetin…

2 days ago

This website uses cookies.