Kuvendi rinor Shkodër – Beci: Dua të lançoj projektin më të ri “Shkodra Moderne”
Shkodra ka një rini të mrekullueshme, dhe ky është një mesazh që ju duhet ta përçoni kudo.
Ka qënë ky mesazhi që drejtuesi politik i PS-së Shkodër, Benet Beci, përcolli në Kuvendin Rinor të socialistëve të qarkut të Shkodrës.
“Shkodra Moderne”, ishte projekti që drejtuesi politik Beci lançoi para të rinjve të Shkodrës ,që në vetvete përfshin të gjithë projektet që janë pjesë e Shkodrës tashmë.
Karta studentore, mensa e hapur publike pranë konviktit të universitetit, krijimi i hapësirave dhe bashkeëpunimit me universitetin e Shkodrës, por edhe investimet në infrastrukturë ishin disa nga pikat e prekura në këtë diskutim mes të rinjsh, të cilët përçuan mesazhe pozitive të angazhimit të të rinjve në jeten publike të qytetit të Shkodrës.