Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar se Kuvendi shkeli ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke mos zbatuar kërkesën e kësaj të fundit për votën e Diasporës.
Sipas Alibeajt, pavarësisht se kishte 1 vit kohë, Kuvendi nuk e zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për votën e emigrantëve shqiptarë.
Në këtë mënyrë, Alibeaj tha se kjo çështje duhet dërguar në SPAK që të nxjerrë para ligjit të gjithë ata që e kanë shkelur atë.
“Ka një vendim të gjykatës që është përcaktuar që deri në 10 janar të këtij viti, ky Parlament do të duhet të kishte miratuar bazën ligjore në mënyrë që më pas edhe KQZ-ja të ecte me votën e Diasporës. Është shkelur një detyrim kushtetues por edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese.
Ka një dispozitë ligjore në ligjin për Gjykatën Kushtetuese i cili përcakton mekanizmin se çfarë ndodh në rastin kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk zbatohet. Dhe në fakt ajo që po u them është që ekspertët tanë e kanë elaboruar edhe mundësinë e vendosjes së atij mekanizmi të parashikuar në nenin 81, të ligjit për Gjykatën Kushtetuese.
Një nga elementët për moszbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, t’i drejtohen SPAK-ut për të gjitha ata që e kanë pasur detyrimin që brenda asaj kohe që u la Gjykata Kushtetuese dhe i la jo pak por 1 vit.
Kur ka shkelje ligjore apo penale dhe në këtë Parlament ka vazhdimisht duhet të bëjë detyrimin që çdo qytetar bën t’i drejtohet institucioneve, atë do të bëjmë edhe ne. Siç votojnë shqiptarët brenda Shqipërisë ashtu të votojnë edhe ata jashtë saj”, u përgjigj Alibeaj në një prononcim për mediat jashtë mjediseve të Kuvendit.
Me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, kreu i Qarkut Shkodër, Edmond Ndou, priti…
Vetëm pak ditë pushim dhe Abissnet Superiore rikthehet sërish në fushë dhe në ekranin e…
7 Marsi është një ditë e veçantë për arsimin shqiptar, pasi simbolizon hapjen e shkollës së parë…
Departamenti i Shtetit i SHBA po përgatitet të mbyllë në muajt e ardhshëm pothuajse një…
Në ditën e tyre, mësues nga i gjithë vendi, që kanë dhënë kontribut në arsim,…
Me rastin e “Ditës së Mësuesit”, Ministria e Arsimit dhe Sportit organizoi një ceremoni të…
This website uses cookies.