Pas afro 5 muajsh tensionesh e kaosi, Parlamenti pritet t’i rikthehet normalitetit. Këtë të enjte (21 mars) do të zhvillohet seanca plenare, e para pas disa muajsh e cila pritet të zhvillohet normalisht pa protestën e Rithemelimit, zhurmueseve, tymueseve, e përplasjeve, kjo pas arritjes së marrëveshjes me PS.
Në seancën plenare e cila pritet të nisë në orën 10:00, në rend ditë është vendosur miratimi i disa ndryshimeve në Buxhetin e 2024-ës, pr.ligji për Gardën e Republikës, pr.ligji “Për Sigurinë Kibernetike”, ngritja e dy komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, një do të jetë për hetimin e koncesionit të sterilizimit dhe check up-it dhe tjetri për ndërhyrjet në sistemin TIMS.
Po ashtu në rend dite është parashikuar emërimi i disa anëtarëve në këshillat e institucioneve buxhetore.
Mazhoranca dhe grupi i Rithemelimit gjetën dakordësinë lidhur me kthimin në normalitet të jetës parlamentare dhe ranë dakord për ngritjen e 2 komisioneve hetimore të kërkuara nga opozita, ajo për rrjedhjen e të dhënave dhe ndërhyrjen në sistemin TIMS si dhe komisioni hetimor për koncesionet e dhëna në Shëndetësi.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…
Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…
Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…
Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…
"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…
This website uses cookies.