Kuvendi, sot në seancë plenare

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet këtë të enjte në seancë plenare.

Në rendin e ditës është diskutimi dhe miratimi i projektligjit  “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, i cili përfaqëson Bashkimin Evropian, për Programin e Bashkëpunimit (Interreg VI-A) IPA Itali-Shqipëri-Mali i Zi (Adriatiku Jugor) 2021-2027”.

Po ashtu, pritet të shqyrtohet projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, Përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës
së Shqipërisë, Malit të Zi dhe Komisionit Evropian, për programin IPA të
Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri 2021-2027”.

Pritet shqyrtimi i projektligjit “Për Ratifikimin e Marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, për
njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit
në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve”.

Seanca do shqyrtojë projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Republikës së
Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, për mbrojtjen shoqërore”, projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga zyra e Kryeministrit, dhe Komisionit Evropian, për Programin e Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri-Kosovë 2021- 2027”, projektligjin “Për ratifikimin e protokollit ndryshues të marrëveshjes, ndërmjet palëve të Konventës së Bashkëpunimit Policor për Evropën Juglindore për Shkëmbimin e Automatizuar të të Dhënave të ADN-së, Daktiloskopike dhe të
Dhënave të Regjistrimit të Automjeteve, të ratifikuar me ligjin nr.13/2019”.

Në rendin e ditës së seancës plenare është edhe projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015, “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” që kërkon shumicë të thjeshtë votash për miratim.

Rendi i ditës ka dhe projektligje të tjera mes tyre edhe ai për ndryshime në ligjin e prokurimeve publike.

Në seancën e të enjtes nuk do të marrin pjesë 19 deputetë të opozitës, pjesë të grupimit të “Rithemelimit” dhe deputetë mbështetës të kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi, të cilët janë përjashtuar për shkak se në seancat e kaluara kanë bllokuar punimet e Kuvendit, qoftë në seancë plenare, qoftë në komisionet kuvendore.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Vllaznia kërkon fitoren ndaj Bylisit/Brdaric vlerëson kundërshtarin por shpreson tek marrja e tre pikëve

Në prag të sfidës së nesërme ku Vllaznia do të pres në “Loro Borici” ekipin…

21 hours ago

Subvencione për 2732 fermerë/Shimaj: Apel për 219 fermerë që nuk kanë sjellë dokumentacionet

Teksa ka përfunduar shqyrtimi i dokumentacionit dhe kontrollet në terren, në qarkun Shkodër po vijon…

21 hours ago

Sali Mani, rapsodi i lahutës dhe çiftelisë/Figura e spikatur e Malësisë u përkujtua me një dokumentar dhe libër

Figura e Artistit të Merituar Sali Mani, rapsodit të lahutës e çiftelisë, u përkujtua “in…

21 hours ago

Pedagogët e dalë në pension/Gjuraj: Mirënjohje për kontributin e tyre, hapësirë për pedagogë të rinj

5 Pedagogë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” kanë dalë në pension duke shpëputur marrëdhëniet me këtë…

21 hours ago

Kampionati Kombëtar i Boksit/Vllaznia, Tirana, Teuta, Flamurtari, Studenti, pretendentë për titull

Ka nisur mbrëmjen e së premtes Kampionati Kombëtar i boksit për vititn 2024, aktivitet që…

21 hours ago

Arti i muraleve në Shkodër/Qytetarët: Vendosja e tyre do ta bëjë këtë zonë më tërheqëse

Pas restaurimit të fasadave të pallateve në lagjen “Partizani” në Shkodër, pak ditë më parë…

21 hours ago

This website uses cookies.