Kvara gabon, Gatti nuk fal: Juve fundos Napolin

Juve fundos

Juve fundos

Juve vazhdon të ushtrojë presion ndaj Interit. Në ndeshjen që hapi javën e 15-të të Serisë A, skuadra e Allegrit mundi 1-0 Napolin dhe kaloi përkohësisht në +1 ndaj Interit në krye të tabelës. Në Allianz Stadium, në pjesën e parë Vlahovic gaboi plotësisht përballë Meret, Kvaratskhelia humbi mundësinë për epërsi dhe Szczesny i hoqi mundësinë Di Lorenzos me një refleks të pabesueshëm. Më pas në pjesën e dytë Gatti (51′) zhbllokoi ndeshjen me një goditje me kokë me një asistim të Cambiaso dhe bardhezinjtë zmbrapsën reagimin e Osimhen & Co, duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme.

Federico Gatti është mbrojtësi që ka shënuar më shumë gola në kampionatin italian (tre). Duke i shtrirë të dhënat në pesë ligat kryesore evropiane, vetëm Álex Grimaldo (shtatë), Jeremie Frimpong dhe Robin Gosens (4 secili) kanë shënuar më shumë gola se qendërmbrojtësi i Juventusit.

Napoli ka humbur tri ndeshje radhazi në të gjitha kompeticionet për herë të parë që nga tetori 2016, me Maurizio Sarri në stol atëherë.

Juventusi mbajti portën e pastër në një ndeshje të Serisë A kundër Napolit për herë të parë që nga 1 dhjetori 2017 – që atëherë napolitanët në fakt kishin gjetur rrjetën në të gjitha 11 ndeshjet e fundit kundër bardhezinjve në ligë.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.