La Italinë për katundin e vjetër në Mirditë – Bajron Nikolli u rikthye pas 20 vitesh
Vendosi që të lërë punën, shtëpinë, jetën e ndërtuar prej 20 vitesh në Itali dhe të kthehej në fshatin e tij të lindjes, Katundin e Vjetër në Mirditë. Bajron Nikolli investoi çdo qindarkë për të kthyer truallin e të parëve në një destinacion turistik dhe ja ka arritur. Sipërmarrjen e tij e vizitojnë kryesisht të huaj. Në fillim e paragjykuan, por ai besoi në ëndrrën e tij.
“Në Itali kam studiuar dhe jam rritur dhe e shihja vendlindjen si një mundësi shumë të mirë jo vetëm për mua personalisht por edhe për prindërit e mi”, tha Bajron Nikolli, banor ne Katund te vjetër.
Nuk pati dyshime ne vendimin e tij por pas kthimit filloi të ndeshej me vështirësi. Përveç përkushtimit, dashurisë e vullnetit të fortë , ai thotë se lipset edhe mbështetje nga pushteti vendor, veçanërisht për infrastrukturën. Në fillim shtëpinë e përshtati për pritjen e turistëve dhe disa kohë familjarët e tij jetuan bashkë me turistët. Vite më parë sytë i mbante nga rruga nëse aty do të kthehej njeri ndërsa sot bujtësit janë të shumtë.
“Vështirësia erdhi ku u dukte se ka shumë zhvillim turizmi, institucionet nuk na kanë dëgjuar asnjëherë për disa gjëra shumë të vogla, por me durim kanë ardhur disa gjëra të mira”, u shpreh Nikolli.
Në biznesit e tij investoi edhe qindarkën e fundit që kishte kursyer nga emigrimi në Itali, madje u detyrua edhe të merrte kredi. Në oazin e Bajronit përveç fjetjes, të huajve u mundësohen guida e argëtim duke e bërë këtë vend mjaft tërheqës për eksplorimin .