La Italinë për katundin e vjetër në Mirditë – Bajron Nikolli u rikthye pas 20 vitesh

Vendosi që të lërë punën, shtëpinë, jetën e ndërtuar prej 20 vitesh në Itali dhe të kthehej në fshatin e tij të lindjes, Katundin e Vjetër në Mirditë. Bajron Nikolli investoi çdo qindarkë për të kthyer truallin e të parëve  në një destinacion turistik dhe ja ka arritur. Sipërmarrjen e tij e vizitojnë kryesisht të huaj. Në fillim e paragjykuan, por ai besoi në ëndrrën e tij.

“Në Itali kam studiuar dhe jam rritur dhe e shihja vendlindjen si një mundësi shumë të mirë jo vetëm për mua personalisht por edhe për prindërit e mi”, tha Bajron Nikolli, banor ne Katund te vjetër.

Nuk pati dyshime ne vendimin e tij por pas kthimit filloi të ndeshej me vështirësi. Përveç përkushtimit, dashurisë e vullnetit të fortë , ai thotë se lipset edhe mbështetje nga pushteti vendor, veçanërisht për infrastrukturën. Në fillim shtëpinë e përshtati për pritjen e turistëve dhe disa kohë familjarët e tij jetuan bashkë me turistët.  Vite më parë sytë i mbante nga rruga nëse aty do të kthehej njeri ndërsa sot bujtësit janë të shumtë.

“Vështirësia erdhi ku u dukte se ka shumë zhvillim turizmi, institucionet nuk na kanë dëgjuar asnjëherë për disa gjëra shumë të vogla, por me durim kanë ardhur disa gjëra të mira”, u shpreh Nikolli.

Në biznesit e tij investoi edhe qindarkën e fundit që kishte kursyer nga emigrimi në Itali, madje u detyrua edhe të merrte kredi. Në oazin e Bajronit përveç fjetjes,  të huajve u mundësohen guida e argëtim duke e bërë këtë vend mjaft tërheqës për eksplorimin .

RTSH Shkodra

Recent Posts

Regjistrimi i mjeteve të reja të transportit, 50 % më shumë automjete elektrike vetëm në janar 2025

Shqipëria po forcon ndjeshëm transportin e gjelbër. Autoritetet e vendit njoftuan së fundi se gjatë…

10 minutes ago

NBA, Golden Stejti në histori, bëhet e pesta skuadër me 3000 fitore në sezonin e rregullt

Triumfi përballë Sharlot Hornets i lejon Golden Stejtit që të futet në një grup special…

11 minutes ago

Trump përzgjedh gazetarët/ Shtëpia e Bardhë përcakton listën e mediave që ndjekin fjalimet e presidentit

Shtëpia e Bardhë njoftoi të martën se do të jenë zyrtarët e administratës Trump ata…

14 minutes ago

Deklarata e Trump për mineralet, Zelensky: Asnjë garanci sigurie në marrëveshjen fillestare

Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump se do të takohet me homologun ukrainas Volodymyr…

16 minutes ago

Sejko takon drejtorin e FMN, prezanton programin e financimit për bujqësinë

Rritja ekonomike e Shqipërisë ka gjeneruar rritje të punësimit, të pagave dhe të mirëqenies së shoqërisë…

17 minutes ago

Spiropali pret Komisionin e Harmonizimit me BE, vlerëson raportet me Turqinë

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali priti këtë të mërkurë në Kryesinë e Kuvendit, Komisionin për Harmonizimin me…

19 minutes ago

This website uses cookies.