‘La Repubblica’: Oferta turistike e Shqipërisë, unike në panoramën evropiane
Shqipëria nuk është një alternativë parajsore me kosto të ulët kundrejt Italisë, por një destinacion turistik që duhet zgjedhur me vetëdije për ofertën e saj të jashtëzakonshme natyraliste, që e bën atë unike në panoramën evropiane, tha ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro në një intervistë për “La Repubblica”.
Shqipëria nuk është një alternativë parajsore me kosto të ulët kundrejt Italisë, por një destinacion turistik që duhet zgjedhur me vetëdije për ofertën e saj të jashtëzakonshme natyraliste, që e bën atë unike në panoramën evropiane, tha ministrja e Mjedisit dhe Turizmit Mirela Kumbaro në një intervistë për “La Repubblica”.
Objektivi i selisë së Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë është të rakordojë zhvillimin ekonomik me qëndrueshmërinë mjedisore, një pikë ende kritike në negociatat e anëtarësimit të vendit me BE-në. Gjatë 10 viteve të fundit, sektori i turizmit ka qenë një prioritet në strategjinë e bashkëpunimit zhvillimor të Italisë. Mjedisi dhe turizmi i qëndrueshëm janë tema të rëndësishme për qeverinë shqiptare.
“Vizioni i ministrisë është të zhvillojë turizmin, që nuk është i përqendruar vetëm në bregdet, por në të gjithë territorin e vendit dhe për një kohëzgjatje gjatë gjithë vitit”, tha Kumbaro.
Pasuria Natyrore
Shqipëria është e pasur me zona natyrore të pandotura dhe për këtë arsye potencialisht ka tërhequr interesin e udhëtarëve. Shpirti i saj natyraliste, së bashku me qasjen e qëndrueshme, duhet të ruhet në përputhje me punët e realizuara nga Bashkëpunimi Italian.
Projektet e nisura me Italinë synojnë të kontribuojnë në zhvillimin e mbi 15 parqeve natyrore dhe pothuajse 800 zonave të mbrojtura që sot përfaqësojnë 21,5% të territorit. Nga viti 2000 e deri më sot, së bashku me Agjencinë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, janë realizuar projekte të rëndësishme të qëndrueshmërisë mjedisore dhe turistike të cilat kanë përfshirë qytete si Vlora, me parkun natyror të Nartës dhe Llogarasë dhe zonën e Përmetit.
Shembulli i Vlorës.
Në qytetin e Vlorës lindi qendra e dedikuar për mbrojtjen e breshkave të detit, me një seksion interaktiv, për të rritur ndërgjegjësimin për njohuritë e ekosistemit të faunës detare. Krijimi i qendrës jo vetëm që kontribuoi në rizhvillimin e zonës, por gjithashtu u bë një atraksion tërheqës turistik dhe destinacion arsimor për shkollat dhe gjithë shoqërinë që jeton në këtë qytet.
Hapësira multimediale e AICS.
Megjithatë, vizioni është hapësira multimediale e Bashkëpunimit Itali-Shqipëri, e cila ofron një eksperiencë zhytëse turistike, mes mbytjeve të anijeve dhe ndërtesave historike – si Manastiri në ishullin e Zvërnecit – të cilat mund të vizitohen me teknologjinë e realitetit të shtuar. Siç thotë kryetari i ri i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha: “Ka një lidhje të veçantë me bashkëpunimin italian, i cili na ka ndihmuar me të rinjtë, veçanërisht përmes projekteve që lidhen me formimin profesional për zhvillimin dhe vlerësimin e komuniteteve dhe produkteve vendase”.
Prandaj, puna e Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor shkon paralelisht me investimet mjedisore të qeverisë shqiptare, të cilat janë prioritet për Shqipërinë dhe tregojnë një vizion afatgjatë që synon mbrojtjen e territorit.
“Ideja është të eksportohet modeli italian i fshatrave dhe konsorciumeve”, tha shefja e “AICS Tirana”, Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor, Stefania Vizzaccaro.
Aktivitete të përbashkëta midis Shqipërisë dhe Italisë.
Qeveria shqiptare ka vendosur si prioritet mbrojtjen mjedisore, e cila në fokusin e saj po tregojnë një vizion afatgjatë që synon mbrojtjen e territorit. Që zhvillimi i turizmit të jetë i qëndrueshëm, është thelbësore të përfshihen edhe komunitetet lokale dhe aktivitetet e ndërlidhura, si bujqësia dhe zhvillimi rural, përmes projekteve që promovojnë produkte tipike, në mënyrë që të ruhet identiteti i zonave urbane dhe rurale.
“Ne po investojmë që njerëzit të qëndrojnë në qytetet e tyre, që të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen atje, qofshin ato urbane apo rurale – shton ministrja Kumbaro. “Ne mendojmë se vlera e jashtëzakonshme është pikërisht diversiteti nga një fshat në tjetrin, nga një qytet në tjetrin dhe duam ta ruajmë këtë pasuri të çmuar.
Objektivi është rritja dhe fuqizimi i aktivitetit agroturistik, në mënyrë që fermerët jo vetëm të prodhojnë, por ta shndërrojnë tiparitetin e tyre unik në artin e mikpritjes, ashtu siç ndodh në fshatrat e vegjël italianë.