Categories: BotaLajme

Laburistët fitojnë zgjedhjet e përgjithshme në Britani, Keir Starmer do jetë kryeministri i ardhshëm

Laburistët kanë fituar zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar.

Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer, i cili do të bëhet kryeministri i parë laburist në 14 vjet, ka deklaruar se qeveria e tij gjithmonë do të vendosë “vendin në radhë të parë dhe partinë në vendin e dytë”.

Ai u shpreh se ky mandat vjen me përgjegjësi të madhe dhe shtoi se qeveria e tij do të fokusohet në “rinovimin kombëtar”.

“Ne duhet ta kthejmë politikën në shërbimin publik,” tha ai.

Me më shumë se gjysmën e 650 vendeve të numëruara, laburistët duket se do të sigurojnë mazhorancën e tyre më të madhe ndonjëherë në Dhomën e Komunave.

Starmer pritet të bëjë një vizitë te mbreti Charles III më gjatë kësaj të premteje (5 korrik) për të marrë lejen e monarkut për të formuar një qeveri të re.

Kryeministri në largim Rishi Sunak ka pranuar humbjen duke u shprehur se “Laburistët fituan këto zgjedhje të përgjithshme dhe unë thirra Sir Keir Starmer për ta uruar për fitoren e tij”.

Zgjedhjet për liderët konservatorë dhe kabinetin gjithashtu rezultuan të ishin një fatkeqësi pasi tetë ministra kanë humbur tashmë vendet e tyre. Mes tyre është edhe Penny Mordo e cila u bë e njohur në mbarë botën nga ceremonia e kurorëzimit të Charles ku mbante shpatën e rëndë.

Nigel Farage, kreu i partisë së ekstremit të djathtë Reforma në Mbretërinë e Bashkuar, fitoi një vend në Parlamentin Britanik për herë të parë, duke siguruar vendin e Clacton në Essex, Angli.

Retorika e tij kundër imigracionit dhe fushata për Brexit e kanë bërë Farage një nga politikanët më të njohur dhe më të diskutueshëm në MB. Pas shtatë përpjekjeve të dështuara për të fituar një vend në Dhomën e Komunave, ai ia doli këtë vit, duke mposhtur kandidatin konservator, Giles Watling, i cili e ka mbajtur vendin deri më tani.

Ka një boshllëk të madh në hapësirën e qendrës së djathtë në politikën britanike dhe është detyra ime ta mbush atë. Dhe pikërisht këtë do të bëj”, tha Farage pas shpalljes së rezultateve në zonën e tij elektorale. “Unë synoj të ndërtoj një lëvizje masive në mbarë vendin gjatë viteve të ardhshme, me shpresë mjaft të madhe për të synuar lart për zgjedhjet e 2029,” shtoi ai.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

11 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

11 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

11 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

11 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

11 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

11 hours ago

This website uses cookies.