Laç/ Automjeti përplas për vdekje këmbësorin, shoqërohet në polici drejtuesi i mjetit

a7ac8903ae904ff5a9b6e02ccf7f019b
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin e vjetër rrugor Lezhë-Laç.
Një automjet ka përplasur një këmbësor, i cili për shkak të plagëve të marra, ka humbur jetën.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm, në afërsi të Markatomaj.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e automjetit në komisariatin e policisë Lezhë.