Laçi befason Vllazninë- Moriero debuton me fitore, mund pretendentët shkodranë
Një skuadër me fytyrë të re. Ky ishte Laçi i trajnerit Françesko Moriero, që në sfidën tepër të vështirë ndaj Vllaznisë, arriti të marrë fitoren e parë pas 9 javëve të para të Abissnet Superiores. Debutim me fitore për trajnerin Moriero në stolin e skuadrës kurbinase që vendosi në fushën e blertë një formacion me mentalitet fituesi. Në një stadium të heshur, pa brohorimat e tifozëve, për shkak se stadiumi i Laçit është i dënuar nga Komisioni i Disiplinës, Laçi ka mundur Vllazninë, një nga skuadrat pretendente për katërshen finale. Pjesa e parë është disi e ekulibruar, me një epërsi të lehtë të miqve nga shkodra, të cilët kalojnë të parët në avanazh. Eshtë një autogol në fakt , sepse portieri Dajsinani nuk arrin të ndalë topin që pasi përplaset në shpinën e tij, shkon në rrjetë. Më pas, është Enriko Papa që shënon golin e barazimit për Laçin. Gjuan Kofi brenda zonës, largon portieri i Vllaznisë por Papa i ndodhur aty pranë e dërgon topin në rrjetë. Pas një hezitimi për pozicion jashtë loje dhe konsultimit me Var-in, goli konfirmohet dhe 1-1. Pjesa e dytë ka si protagonist skuadrën e tjetërsuar të Laçit, që nuk fal, përballë një Vllaznie të kushtëzuar edhe nga mungesat e disa prej lojtarëve kryesorë. Në 52’ Laçi kalon në avantazh. Qarri ndalon gjuajtjen e parë të Mjakit por të dytën nuk e ndal dot dhe 2-1. Pas vetëm 1 minute, pa e marrë veten nga goli i dytë, Vllaznia pëson edhe të tretin. Sulm i shpejtë i Laçit. Pasim i saktë i Mjakit, e Melo, brenda zonës shkodrane me një parabol e dërgon topin mbi portierin Qarri duke fiksuar shifrat në 3-1. Shkodranët mund të pësojnë edhe golin e katërt, kur Kofi humbet një tjetër rast, teksa gjuajtja e tij shkon shumë pranë shtyllës pingule të portieri Qarri.