Laçi e Tuci e nisin nga stoli, Liverpuli shkatërron Spartën e Pragës
Liverpooli nuk kursen energjitë e tij, pavarësisht ndeshjes së madhe në Premier kundër Manchester City-t në horizont, dhe mbyll çështjen e kualifikimit me Spartën e Pragës që në ndeshjen e parë: përfundon 5-1 në Çeki, një goditje shumë e rëndë për vendasit. Dy lojtarët shqiptarë, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci e nisën nga stoli këtë sfidë, për tu aktivizuar në pjesën e dytë: Laçi në minutën e 65-të dhe Tuci në minutën e 74-ët, por asgjë nuk ndryshoi në fatin e ndeshjes.
Anglezët kaluan menjëherë në avantazh, ishte me Mac Allister që shënoi nga pika e bardhë në minutën e 5-të. Disavantazhi i largoi çdo frikë Spartës së Pragës, e cila u hodh në kërkim të barazimit, por ishte përsëri Liverpuli që foli me gjuhën e golit, Darëin Nunez shënoi dopietë(25’dhe 45’) për të mbyllur pjesën e parë me avantazhin 3-0
Pjesa e dytë nis me hyrjen e Bradley-t dhe autogolin e tij, i cili ishte shumë i pafat në tentativën për të mposhtur Kuchtën në minutën e 46-të. Një gol që nuk ndryshon asgjë në skenarin e znglezëve të cilët gjejnë golin e katërt me Diaz në minutën e 53-të, ndërsa në fund të takimit është Szoboszlai që vulos 5-1.