Laçi, pas fitores me Bullgarinë: Gjithmonë gati

21925ecda7dc47f89d98a09aa1d099eb

21925ecda7dc47f89d98a09aa1d099eb

Një mundësi e shfrytëzuar në maksimum. Qazim Laçi e nisi nga minuta e parë miqësoren me Bullgarinë dhe arriti të japë më të mirën duke zhbllokuar sfidën në minutën e 41-të. Në përfundim të ndeshjes, autori i golit të parë në miqësoren e fituar 2-0, ka komentuar suksesin më të fundit të arritur në “Air Albania”.

 “Kur thërret kombëtarja, jam gjithmonë gati. Jam i lumtur për golin, por përpara kemi ndeshje të rëndësishme, duhet të jemi gati. Një miqësore, por për ne ishte si një ndeshje zyrtare. Roli im në fushë? Jam lojtar që kaloj nga një zonë në tjetrën, ndihmoj dhe në mbrojtje, varet se çfarë më kërkon trajneri”.

“Si çdo trajner, Silvinjo më kërkon që të jem i përqëndruar në fushën e lojës në çdo ndeshje dhe të jap gjithmonë maksimumin. Të gjithë jemi me këmbë në tokë, e treguam edhe sot. Pavarësisht se ishte një miqësore, në mendjen tonë në fakt nuk ishte kështu”.

“Po mundohemi të japim maksimumin, të jemi gati për ndeshjet e radhës sepse asgjë nuk ka mbaruar. Na duhet një pikë, ndërsa objektivi i dytë është vendi i parë në grup”, ka deklaruar Laçi.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.