Laçi sfidon Vllazninë në “Loro Boriçi”/Trajnerët Osmani dhe Cungu flasin pas ndeshjes
Laçi i drejtuar nga trajneri shkodran Armando Cungu, mposhti me përmbysje Vllazninë, me rezultatin 2-1, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superiore. Ndeshja e luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi” nisi më mirë për kuqeblu që shënuan të parët me anë të Hakajt në minutën e 18-të. Por, pjesa e dytë është e tëra për Laçin që përmbys rezultatin mE dy gola të shënuar nga Tresa dhe Silva duke fituar të gjithë ndeshjen, 1-2.Me këtë fitore, Laçi mban vendin e shtatë me 38 pikë, ndërsa Vllaznia mbetet në vendin e dytë me 51 pikë, 3 pikë më shumë se Partizani, që ka një ndeshje më pak.